top of page

Emanuela Zaimi

Emanuela Zaimi është sipërmarrëse sociale dhe aktiviste për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Ka 16 vite eksperiencë profesionale, 9 prej të cilave në sektorin e biznesit ku ka punuar si profesioniste komunikimi në kompani të ndryshme si banka, agjenci marketingu si dhe kompani energjitike. Në vitin 2013 themeloi fondacionin "Down Syndrome Albania" dhe që prej janarit të vitit 2015, është dhe drejtuese ekzekutive e tij, ku në fokus primar ka supervizimin e programeve dhe projekteve, ngritjen e fondeve dhe komunikimin strategjik të organizatës dhe programeve. Emanuela është diplomuar për marrëdhënie me publikun dhe promovim në fakultetin e komunikimit, në Universitetin e Ankarasë. Më tej, ka kryer studimet master për krijim dhe zhvillim të BVM (SMEs) inovatore, “Alma Mater Studiorum” në Universitetin e Bolonjës dhe aktualisht vazhdon studimet master për studime europiane dhe menaxhim të projekteve të BE” në faklutetin e shkencave sociale, FH Burgenland, Austri. 

  • Twitter
  • LinkedIn
Emanuela Zaimi.PNG

Copyright © 2021 | Mentoria | DPSHL

bottom of page