top of page

Programi 'Mentoria'

Ideja:

Krijimi i një programi mentorimi nga anëtarë të lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) ku të lidhim profesionistë të suksesshëm të diasporës shqiptare me studentë universiteti e profesionistë te rinj ne atdhe.

Qëllimi:

Të ndërtojmë një urë komunikimi dhe të japim një kontribut të drejtperdrejtë tek të rinjtë në Shqipëri, duke i orientuar në zhvillimin e tyre profesional, akademik dhe personal.

Cfarë ofrojmë:

  • Konsulencë karriere dhe shpërndarje e informacionit në lidhje me mundësitë e ndryshme që ekzistojnë.

  • Asistencë në shkrimin e temave të diplomës apo kërkimeve të ndryshme shkencore.

  • Këshilla për të performuar sa më mirë në intervista pune apo projekte te ndryshme me rëndësi për mentees.

  • Informacione mbi bursa studimi, mundësi për eksperience pune jashtë Shqiperisë për të interesuarit.

Struktura:

  • Programi do të zgjasë 6 muaj dhe nis në Jan-22

  • 1 takim virtual në muaj me kohëzgjatje 1 – 1h:30m (si minimum)

  • 3 webinare: (i) në fillim, (ii) mes të programit (fillim Prilli) dhe (iii) në fund të programit (Qer-22)

Copyright © 2021 | Mentoria | DPSHL

bottom of page