
Klarita Sadiraj
Klarita Sadiraj punon si studiuese shkencore në Institutin Hollandez për Kërkime Sociale (SCP). SCP është një agjenci qeveritare e cila kryen kërkime në aspektet sociale të të gjitha fushave të politikave qeveritare. Fushat kryesore të studiuara janë shëndetësia, mirëqenia, sigurimet shoqërore, tregu i punës dhe arsimi, me një fokus të veçantë në ndërlidhjet midis këtyre fushave. Raportet e publikuara nga SCP përdoren gjerësisht nga qeveria, nëpunësit civilë, autoritetet lokale dhe akademikët. Ekspertiza e Klaritës brenda institutit është e drejtuar tek vlerësimet (socale/ekonomike) ex-ante ose ex-post të reformave të ndryshme të qeverise Hollandeze. Klarita ka mbaruar studimet universitare në Tiranë (1991), dhe vazhdoi formimin akademik jashtë Shqipërisë, fillimisht me studimet ekstra-Bachelor dhe master në Pragë (CERGE-EI), e më pas studimet e doktoraturës (Ph.D) në Universitetin UvA në Amsterdam.

Amsterdam, Hollandë