top of page

Medlir Mema

Medlir Mema është Profesor i Asociuar (Prof.Asoc) në departamentin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Universitetit Ndërkombetar të Tokios, Japoni ku ai dhe shërben si kërkues pranë Institutit të Strategjisë Nderkombetarë. 

Kërkimet shkencore janë të përqendruara në fushën e marrëdhënieve dhe të së drejtës ndërkombëtare. Si hulumtues i jashtëm pranë Këshillit të Politikës së Lindjes së Mesme (Middle East Policy Council) ne Washington, D.C., Medliri kontribuon vazhdimisht mbi zhvillimet e fundit në rajon. Prej marsit 2021, ai është bashkë-themelues dhe bashkë-moderator i podcast-it "OnAiR: International Relations in the Age of AI", një podcast i cili trajton tematika që lidhin zhvillimet e fundit në teknologji me marrëdhëniet dhe të drejtën ndërkombëtare, diplomacinë, dhe politikat e sigurimit.

Ka mbaruar studimet master në fushën e ekonomisë ndërkombëtare dhe studimet evropiane pranë Johns Hopkins University-SAIS, ndërsa studimet e doktoraturës në shkenca politike i ka ndjekur në George Washington University.

  • Twitter
  • LinkedIn
WhatsApp Image 2021-12-07 at 17.51.13 (1).jpeg

Copyright © 2021 | Mentoria | DPSHL

bottom of page